Pozicioni: | Internship në VIP Realty Albania |
---|---|
Rroga: | 0 Euro |
Edukimi: | E paspecifikuar |
Qyteti dhe Adresa: | Tirane/Vasil Shanto |
Postuar më: Nov. 2, 2024, 4:25 p.m.
Internship në VIP Realty Albania
Pozicioni: Internship
Vendndodhja: Zyra e VIP Realty Albania, Vasil Shanto, Tiranë
Orari: E hënë - E premte, 14:00 - 20:15
Rreth Kompanisë:
VIP Realty Albania i ofron studentëve mundësinë të fitojnë njohuri të vlefshme mbi tregun e pasurive të paluajtshme, duke përfshirë si atë shqiptar ashtu edhe atë amerikan, dhe zhvillon aftësitë e tyre profesionale në mjedise praktike.
Cfarë do të mësoni:
• Komunikimi me Klientët – Si të ndërveprimoni me klientët, ruajtjen e standardeve të shërbimit dhe ndërtimi i marrëdhënieve.
• Marketingu me Email – Si të planifikoni dhe realizoni fushata për rritjen e angazhimit të klientëve.
• Menaxhimi i Platformave Sociale – Si të Krijoni dhe publikoni përmbajtje që tërheq audiencën shqiptare dhe amerikane.
• Mbështetje për Promocionet – Si të zhvilloni fushata promovuese dhe krijoni përmbajtje.
• Menaxhimi i Përmbajtjes Online – Mbështetje për postimet në rrjetet sociale dhe përmbajtjen e faqes së internetit.
• Menaxhimi i Dokumentacionit – Si të Organizoni dosjet dhe të dhënat e klientëve dhe pronave.
• Kërkimi i Tregut – Si të kërkoni trendet dhe analizoni të dhënat e tregut.
Kualifikimet:
• Student ose i diplomuar në fushat e biznesit, marketingut ose pasurive të paluajtshme.
• Aftësi komunikimi të mira në shqip dhe anglisht.
• Njohuri bazë të MS Office dhe platformave të rrjeteve sociale.
Përfitimet:
• Trajnim i plotë në industrinë e pasurive të paluajtshme dhe ekspozim ndaj tregjeve amerikane e shqiptare.
• Eksperiencë praktike në marketing dhe shërbim ndaj klientit.
• Mundësi për karrierë brenda kompanisë.
Si të Aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në 0696734461 plotësoni formularin e aplikimit.