Pozicioni: | Internship në VIP Realty Albania (Pjesë e Primus Group USA) CDC |
---|---|
Rroga: | 0 Lekë |
Edukimi: | E paspecifikuar |
Qyteti dhe Adresa: | Tirane/Vasil Shanto |
Postuar më: Nov. 2, 2024, 4:47 p.m.
Internship në VIP Realty Albania (Pjesë e Primus Group USA) CDC
Vendndodhja: Vasil Shanto, Tiranë
Orari: E hënë – e premte, 14:00 - 20:15
Gjuha: Anglisht
Rreth Kompanisë:
VIP Realty Albania, pjesë e Primus Group në SHBA, është një kompani lider në pasuri të paluajtshme, që operon në tregjet shqiptare dhe amerikane. Ky internship i jep studentëve një mundësi unike për të zhvilluar aftësi kyçe në një ambient dinamik dhe multikulturor.
Përmbledhje e Internshipit:
Programi u ofron studentëve shqiptarë një përvojë praktike në aspekte të rëndësishme si marketingu, gjenerimi i kontakteve dhe komunikimi me klientët amerikanë. Ky internship zhvillohet kryesisht në gjuhën angleze.
Cfarë do të mësoni:
Gjenerimi i Kontakteve: Identifikimin e klientëve potencialë dhe mundësit e reja në tregun amerikan.
Komunikimi me Klientët: Si të mbani marrëdhënie profesionale dhe menaxhoni pyetjet e klientëve.
Fushatat e Marketingut me Email: si të realizoni fushata efektive për të rritur angazhimin e klientëve.
Menaxhimi i Platformave Sociale: Si të krijoni dhe menaxhoni përmbajtje tërheqëse për platformat dixhitale.
Analizë Tregu dhe Konkurrencë: Kërkimi dhe analizimi i trendeve të tregut për të ndihmuar zhvillimin e biznesit.
Content Creation: Krijimin dhe përshtatjen e përmbajtjeve origjinale për platformat dixhitale, duke përfshirë postime për rrjetet sociale, artikuj të shkurtër për blog dhe përditësime në faqen e internetit. Përmbajtja do të ketë fokus në angazhimin e audiencës dhe përshtatjen për tregjet shqiptare dhe amerikane.
Kualifikimet:
Student ose i diplomuar së fundmi, i/e interesuar në pasuri të paluajtshme, marketing ose biznes.
Aftësi shumë të mira në anglisht dhe komunikim të shkëlqyer.
Aftësi analitike dhe bazë në marketing dixhital.
*Si të Aplikoni
Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në anglisht në emailin tonë. Mirëpresim studentë ambiciozë të gatshëm për sfidat e biznesit ndërkombëtar!