Shofer, Logjistik

Shofer, Logjistik
Pozicioni: Shofer, Logjistik
Rroga: 0 Lekë
Edukimi: Gjimnaz
Qyteti dhe Adresa: Durres/Durres

Postuar më: Sept. 20, 2022, 10:34 a.m.

Sanarix Sh.p.k është në kërkim të kandidatëve të motivuar dhe të pasionuar në pozicionin Shofer, logjistik në Durrës për t'ju bashkuar një ekipi të mrekullueshëm.

 

Përmbledhja e Pozicionit:
Shoferi i kompanisë është në shërbim të Sanarix Sh.p.k për çdo nevojë që paraqitet për transportin e stafit, dokumenteve, aseteve si dhe në pritje-përcjellje të punonjësve të huaj që rekrutohen.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Mban përgjegjësi për çdo dëmtim të makinës;
  • Mirëmban automjetin më të cilin punon;
  • Furnizon automjetin me karburant kur është e nevojshme;
  • Mban të informuar periodikisht eprorin direkt për çdo eventualitet apo nevoje për mjetin;
  • Bën kontrollin mujor të automjetit pranë Komisariatit të Policisë Rrugore, nëse mjeti ka gjoba. Dhe nëse rezulton që do të ketë bën rimbursimin si individ qe i ka shkaktuar ato, jo kompania, me përjashtim të rasteve kur ato identifikohen dhe pranohen të shkaktuara për arsye teknike nga vetë kompania;
  • Ndjek serviset periodike të automjetit pranë servisit të miratuar në përputhje me librin e shërbimeve, si dhe procesin vjetor të dokumenteve bazë që kërkohen për mjetin (Taksat vjetore + Siguracioni + Kolaudimi etj.)
  • Mban shënim të gjitha itineraret për të cilat lëviz në librin e mjetit;
  • Mbulon detyra mbi transportimin e stafit të Sanarix Sh.p.k, dokumenteve/ aseteve mbi bazën e nevojave që paraqiten rast pas rasti dhe në orarin e kërkuar;
  • Të jetë i gatshëm për udhëtime jashtë vendit;
  • Të jetë i gatshëm për të dërguar dhe marrë porosi të ndryshme për kompaninë në kuadrin e blerjeve të vogla që bën kompania;

 

Eksperiencat e punës:

Përvojat e përgjithshme në këtë fushë jo me pak se 1-2 vjet në të njëjtën fushë.

 

Aftësi të tjera:

  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B);
  • Njohës i gjuhës italiane;
  • Diplomë e shkollës së mesme ose të lartë;
  • Fleksibël;
  • Dinamik në kryerjen e proceseve të punës, në kohë, cilësi dhe saktësi.

 

Nëse nga natyra jeni novator dhe ju pëlqen të ndërtoni një të ardhme ambicioze ju ftojmë të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected]

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi Sanarix Sh.p.k nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


Ky njoftim pune ka skaduar. Personi/kompania që e ka postuar nuk është i/e interesuar për të punësuar dikë.

Njoftime pune - Posto njoftim pune

Jeni duke kërkuar për punë? Këtu do mund të gjeni njoftimet më të fundit të punës. Nëse jeni biznes, ju mund gjithashtu të publikoni njoftimet tuaja të punës FALAS!
Gjej/Posto Njoftime Pune

Rreth Profesionist.al

Profesionist.al është platforma e parë Shqiptare nga ku ju mund të gjeni profesionistin që ju duhet për një shumëllojshmëri nevojash!
Shiko Shërbimet Tona