Specialist Ndërtimi

Specialist Ndërtimi
Pozicioni: Specialist Ndërtimi
Rroga: 0 Lekë
Edukimi: E paspecifikuar
Qyteti dhe Adresa: Tirane/Tirane

Postuar më: Sept. 16, 2022, 9:02 a.m.

S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Specialist Ndërtimi

Përshkrim i përgjithshëm

Specialisti i Ndërtimit do të jetë përgjegjës për inspektimin, përcaktimin dhe zgjidhjen e problematikave të strukturave ndërtimore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zbatimin e planit të punës së përcaktuar nga inxhinieri për kryerjen e riparimeve apo proceseve të punës të nevojshme në ambientet e rezidencës;
  • Realizimin e punimeve, suvatimve, izolimeve, lyerjeve, punimeve kartonxhes;
  • Raportimin ditor për kryerjen e punimeve inxhinierit mbikqyres;
  • Zbatimin e procedurave të përcaktuara nga departamenti;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë mbaruar arsimin mesëm;
  • Të ketë minimalisht 3 vjet pune;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, planifikuese dhe organizuese;
  • Të punojë në grup  me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri procesesh;
  • krijojë dhe të ruaj marrëdhënie  korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;

Aplikantët e interesuar, të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: [email protected], ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Ky njoftim pune ka skaduar. Personi/kompania që e ka postuar nuk është i/e interesuar për të punësuar dikë.

Njoftime pune - Posto njoftim pune

Jeni duke kërkuar për punë? Këtu do mund të gjeni njoftimet më të fundit të punës. Nëse jeni biznes, ju mund gjithashtu të publikoni njoftimet tuaja të punës FALAS!
Gjej/Posto Njoftime Pune

Rreth Profesionist.al

Profesionist.al është platforma e parë Shqiptare nga ku ju mund të gjeni profesionistin që ju duhet për një shumëllojshmëri nevojash!
Shiko Shërbimet Tona