Company Logo
1-10 aplikime

Sales & Account Manager

Future Block, është në kërkim të një Sales & Account Manager.

Qyteti: Tirane

Adresa: Rruga Liman Kaba, Përballë Parkut Olimpik, Tiranë

Skadon: 07.02.2024

Paga

1 Lekë

Tipi

Part Time

Eksperienca

E paspecifikuar

Kategoria

E paspecifikuar

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani

Future Block, është në kërkim të një Sales & Account Manager.
Pozicioni i punës është full-time dhe në zyrë ose takime jashtë zyre.

Përshkrimi:
Ne kërkojmë një Sales & Account Manager të apasionuar pas punës së tij/saj, praktik/e, produktiv/e dhe me aftësi të forta organizative dhe negociuese.
Përgjegjësitë kryesore:
1. Menaxhimi i procesit të shitjes që përfshin:
Takimet dhe komunikimet me klientë potencial.
Negociatat për shërbimet që ofron kompania.
Organizimin e procesit të punës nga takimi deri te konvertimi në klient.
Zhvillimin dhe implementimin e strategjive të shitjeve.
2. Menaxhimi i projekteve me klientë që përfshin:
Komunikimin dhe bashkëpunimin me klientët.
Ndjekjen e nevojave dhe kërkesave të klientëve.
Monitorimin e performancës së projekteve.
Bashkëpunimin me departamentet e tjera për të siguruar që projektet të ndërtohen dhe implementohen me sukses.

Kërkesat:
Së paku 2 vjet eksperiencë.
I/E orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet.
Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative.
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese.
Aftësia për të demonstruar një qasje inovative dhe fleksibël ndaj zgjidhjes së problemeve
Të ketë njohuri në përdorimin e Excel-it dhe programeve të tjera kompjuterike
Leje drejtimi automjeti
Aftësi komunikimi shumë të mira në Anglisht

Ofrojmë:
Pagë të kënaqshme + Bonuse
Mundësi për rritje profesionale
Kushte shumë të mira pune

Dërgo CV në [email protected], me subjekt Sales & Account Manager

FutureBlock është agjencia digjitale më inovative në Shqipëri me qendër në Tiranë. Ekipi ynë zhvillon strategji efektive dhe të përqendruara në rezultatet e marketingut për kompanitë që kërkojnë të zhvillohen. Ne jemi të fokusuar në promovimin, zhvillimin dhe lehtësimin e shërbimeve që kompania juaj ofron, nëpërmjet kreativitetit, teknologjisë më të avancuar dhe punës. Shërbimet tona janë krijuar për të ndihmuar çdo lloj biznesi të rritet dhe të përmirësohet në çdo aspekt të botës digjitale!
Shërbimet që ne ofrojmë janë:
Digital Marketing
Branding & Design
Web Development
Web Hosting & Domains
App Development
Multimedia & Consulting

Aftësi shtese:

Nuk janë vendosur aftësi

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani