Future Block, në kërkim të një Agjent/e Shitjesh.

Future Block, në kërkim të një Agjent/e Shitjesh.
Pozicioni: Agjent/e Shitjesh
Rroga: 0 Lekë
Edukimi: E paspecifikuar
Qyteti dhe Adresa: Tirane/Rruga Liman Kaba, Përballë Parkut Olimpik

Postuar më: July 4, 2023, 10:34 a.m.

FutureBlock është agjencia digjitale më inovative në Shqipëri me qendër në Tiranë. Ekipi ynë zhvillon strategji efektive dhe të përqendruara në rezultatet e marketingut për kompanitë që kërkojnë të zhvillohen. Ne jemi të fokusuar në promovimin, zhvillimin dhe lehtësimin e shërbimeve që kompania juaj ofron, nëpërmjet kreativitetit, teknologjisë më të avancuar dhe punës. Shërbimet tona janë krijuar për të ndihmuar çdo lloj biznesi të rritet dhe të përmirësohet në çdo aspekt të botës digjitale!Shërbimet që ne ofrojmë janë:

  • Digital Marketing
  • Branding & Design
  • Web Development
  • Web Hosting & Domains
  • App Development
  • Multimedia & Consulting

Future Block, është në kërkim të një Agjent/e Shitjesh.
Pozicioni i punës është full-time dhe në zyrë/takime jashtë zyre.Përshkrimi:
Ne kërkojmë një Agjent/e Shitjesh të apasionuar pas punës së tij/saj, praktik/e, produktiv/e dhe me aftësi të forta organizative dhe negociuese.Kërkesat:

  • Së paku 2 vjet eksperiencë e mëparshme si agjent/e shitjesh.
  • I/E orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese.
  • Aftësia për të demonstruar një qasje inovative dhe fleksibël ndaj zgjidhjes së problemeve
  • Të ketë njohuri në përdorimin e Excel-it dhe programeve të tjera kompjuterike
  • Leje drejtimi automjeti
  • Aftësi komunikimi shumë të mira në Anglisht

Dërgo CV në [email protected], me subjekt Agjent/e Shitjesh


Aplikoni për vendin e punës

Njoftime pune - Posto njoftim pune

Jeni duke kërkuar për punë? Këtu do mund të gjeni njoftimet më të fundit të punës. Nëse jeni biznes, ju mund gjithashtu të publikoni njoftimet tuaja të punës FALAS!
Gjej/Posto Njoftime Pune

Rreth Profesionist.al

Profesionist.al është platforma e parë Shqiptare nga ku ju mund të gjeni profesionistin që ju duhet për një shumëllojshmëri nevojash!
Shiko Shërbimet Tona