
Inxhinier ndertimi
Inxhinier ndertimi
Qyteti: Tirane
Adresa: Tirane
Skadon: 18.09.2025
Paga
E paspecifikuar
Tipi
Full Time
Eksperienca
E paspecifikuar
Kategoria
Ndërtim dhe Industri e rëndë
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:
Apliko TaniKevin Construksion, eshte nje kompani nje operon ne fushen e ndertimit dhe se fundmi po kerkon te shtoje staf ne pozicionin: INXHINIER NDERTIMI, sipas kerkesave te meposhtme: Kriteret: Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit per te siguruar ekzekutimin teknik te punes. Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor & Tekniko-Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij. Kryen një numër të madh te detyrave inxhinierike në terren që perfshijne monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren. Siguron që te gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilesisë. Kryen testime dhe inspektime të hërepashërshme brenda proçedurave të miratuara. Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me proçedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë. Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vleresimin e progresit. Mirëmban një regjistër të perditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit. Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj. Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve. Kualifikime dhe Kërkesa: Diplome ne Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 5 deri në 7 vite. Të zoterojë mirë programin AUTOCAD,si dhe të ketë njohuri te Paketës Office; Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale; Të ketë njohuri shume të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve. Të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke klikuar butonin e aplikimit në faqe.
Aftësi shtese:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:
Apliko Tani