Company Logo Blitz Automatic Car Wash
1-10 aplikime

Menaxher Terreni

Kërkohet Menaxher Terreni (me eksperiencë)

Qyteti: Tirane

Adresa: Tirane

Skadon: 18.03.2026

Paga

E paspecifikuar

Tipi

Full Time

Eksperienca

3-5 Vite

Kategoria

Tjetër

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani

Blitz Automatic Car Wash, kompania e autolarjes së makinave në Tiranë dhe më gjërë, në vijim të zgjerimit të aktiviteteve operacionale të brëndshme, kërkon të punësojë Menaxher Terreni me eksperiencë. Kandidati ideal do të koordinojë aktivitetet operative në terren në secilën prej pikave tona fizike, komunikimin me stafin dhe zgjedhjen e problematikave për cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Është e rëndësishme që kandidatët që aplikojnë të zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe patentë standarte. Aplikantët të cilët nuk i plotësojnë këto kushte nuk do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes.


Përshkrimi i Punës

Menaxheri i terrenit do të jetë përgjegjës për organizimin, mbikëqyrjen dhe optimizimin e operacioneve ditore në terren, nga pika në pike, duke siguruar që shërbimet të realizohen sipas standardeve të kompanisë.

Detyrat kryesore përfshijnë:

•Koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit operativ në terren (në secilën prej pikave fizike).

•Planifikimin e punëve dhe shpërndarjen e detyrave ditore.

•Kontrollin e cilësisë së shërbimeve të kryera.

•Zgjidhjen e problematikave operative në kohë reale.

•Komunikimin me klientë dhe partnerë.

•Monitorimin e performancës së ekipit dhe raportim periodik.

•Menaxhimin e situatave emergjente dhe ndërhyrjeve urgjente.

•Kontrollin e përdorimit korrekt të pajisjeve, solucioneve dhe mjeteve të tjera të punës.

•Sigurimin e respektimit të procedurave të sigurisë dhe standardeve operative.


Kualifikimet dhe Aftësitë

•Minimumi 3–5 vite eksperiencë në rol menaxhimi operacional ose mbikëqyrje terreni.

•Patente drejtimi standarte (Kategoria B).

•Gatishmëri për të drejtuar automjetin dhe për lëvizje të shpeshta në terren.

•Zotërimin e gjuhës angleze (nivel i mirëfilltë).

•Aftësi të forta organizimi, planifikimi dhe komunikimi.

•Menaxhim të ekipit në terren.

•Vendimarrje e shpejtë në situata praktike.

•Aftësi për zgjidhje problemesh operative.

•Raportim dhe ndjekje performance.

•Njohuri bazë teknike (avantazh/jo i detyrueshëm).


Të interesuarit të aplikojnë duke klikuar butonin e aplikimit në faqe.


Aftësi shtese:

Aftesi komunikimi Aftesi organizative aftesi menaxhuese Me eksperienc patente anglisht

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani