Company Logo EDER TRADE
1-10 aplikime

Operatore Finance

Kerkohet Operatore Finance

Qyteti: Durres

Adresa: sh 49 rruga xhafzotaj-vrrine

Skadon: 13.09.2025

Paga

1 Lekë

Tipi

Full Time

Eksperienca

1-3 Vite

Kategoria

Financë

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani

Përmbledhja e punës: Ne po kërkojmë një Operator finance, energjik dhe të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit tonë te finances. Operatori i finances pranon dhe regjistron porositë nga palët përkatëse në program. Ndihmon në mbarëvajtjen e punës të koordinatorit të shitjes dhe financierit duke përgatitur dokumenta, Koordinon porositë e shitjes nga magazina në destinacionin e klientëve të shkojnë në cilesinë e duhur dhe në kohë. Detyrat kryesore Pranon porositë nga përfaqësuesit e shitjes dhe i përpunon ato në programin financiar. Rregjistron porositë për shitje në sistemin kontabël Regjistron faturat e kthimit të mallit, dhe zbritjet Procedon porositë tek magazina Kryen faturat e shitjes së mallit dhe verifikon saktësimin e tyre Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e magazines në të gjithë procesin (porosi, transport, faturim) Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e shitjes për specifikat e porosive Koordinon dhe siguron që transporti dhe porositë e shitjes nga magazina drejt klientëve të shkojnë në cilesinë e duhur dhe ne kohë Monitoron dhe rakordon arkën fiskale Harton raportet dhe dokumenta të tjera që lindin gjatë punës Monitoron dhe rakordon raportet e klientëve Përgatit raportet periodike financiare Kualifikimet Diplomë universitare në degët e Ekonomisë (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznes) Njohuri të mira të programeve të paketës MS Office (veanërisht Excel & Word) Njohuri të programit financiar Bilanc Njohuri të gjuhës angleze Aftësitë Avantazh njohja e programeve financiare dhe procesi i fiskalizimit. Avantazh eksperience pune. Aftësi shumë të mira komunikuese, i orientuar drejt zgjidhjeve për të përcaktuar qartë prioritetet. Aftësi për të ndërtuar raport bashkëpunimi efikase me bashkëpunëtorët. Të karakterizohet nga etikë e lartë profesionale dhe integritet të lartë. Cfare ofrojme: Paga konkurruese me bonuse të bazuara në performancë për të shpërblyer kontributet tuaja. Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional përmes trajnimeve dhe mentorimit të vazhdueshëm. Një mjedis pune bashkëpunues dhe mbështetës që vlerëson vullnetin e mirë dhe integritetin. Përfitimet shtesë: Rimbursim 100% për 6 muaj aktivitete të rregullta sportive. 50% rimbursim për 3 muaj aktivitete të rregullta sportive. Rimbursimi 90% për Trajnimin Profesional të Drejtpërdrejtë. 70% rimbursim për trajnime në lidhje me zhvillimin. 50% rimbursim për trajnimin profesional të çdo teme. 50% rimbursim për kursin e zhvillimit ose abonim sportiv për Staf Fëmijët deri në 18 vjeç. Mbështetje nga Fondi ynë i Emergjencave i Menaxhuar nga Bordi i Drejtorëve për Vështirësitë e pakontrollueshme shëndetësore ose financiare të stafit Përzgjedhja mujore e një familjeje në nevojë ose me aftësi të kufizuara fizike në zonë për të ndihmuar me një paketë ushqimore. Për të aplikuar, ju lutemi klikoni butonin e aplikimit në faqe.

Aftësi shtese:

Aftesi komunikimi Dinamik Excel

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani