Company Logo Globe
7 aplikime

Webmaster

Ofrohet pune Webmaster

Qyteti: Tirane

Adresa: Tirane

Skadon: 19.01.2025

Paga

E paspecifikuar

Tipi

Full Time

Eksperienca

E paspecifikuar

Kategoria

Teknologji Informacioni

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani

Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. 

Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.

Pozicioni Vakant: Webmaster


Detyrat

  1. Krijimi dhe përditësimi i përmbajtjes së faqeve web.
  2. Monitorimi i kohës së funksionimit të faqes (uptime) dhe zgjidhja e problemeve që mund të ndodhin.
  3. Konfigurimi dhe mbajtja e serverëve për të siguruar që faqja të mbetet gjithmonë në linjë dhe performuese.
  4. Përdorimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i performancës për të maksimizuar trafikun.
  5. Rregullimi i çdo problemi teknik që mund të dëmtojë përdorueshmërinë e faqes.
  6. Bashkëpunimi me ekipin e zhvilluesve, dizajnerëve dhe marketerëve për përmirësimin e performancës.
  7. Përdorimi i mjeteve për të ndjekur shpejtësinë dhe funksionimin e faqes.
  8. Mbështetje për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe përditësimi i sistemeve.


Kualifikimet

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet një diplomë në fushat si: Informatikë ose Shkenca Kompjuterike, Dizajn Grafik, Marketing Dixhital, ose Menaxhim i Burimeve Dixhitale.
  2. Të ketë më shumë se 2 vjet eksperiencë pune.
  3. Të ketë njohuri të shkëlqyera të programeve HTML, CSS dhe PHP.
  4. Të ketë njohuri të mira të CMS-ve, WordPress, Drupal etj.
  5. Të ketë njohuri në përdorimin e framework-eve si React, Laravel.
  6. Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe për të prioritizuar detyrat, për të siguruar që faqja të funksionojë pa probleme.
  7. Aftësi për të punuar dhe komunikuar me zhvilluesit, dizajnerët dhe ekipet e tjera të marketingut.
  8. Aftësi të mira ndërpersonale, komunikimi dhe zhvillim personal.

Aftësi shtese:

Aftesi komunikimi Aftesi pune ne grup

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

Apliko Tani