Shop Assistant -- Fashion Avenue

Pozicioni: | Shop Assistant / Shitës/e -- Fashion Avenue |
---|---|
Rroga: | 0 Lekë |
Edukimi: | E paspecifikuar |
Qyteti dhe Adresa: | Tirane/Autostrada Tirane-Durres, km 7 |
Postuar më: Jan. 31, 2023, 8:21 a.m.
Fashion Avenue pjese e MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, , po kërkon të punësojë:
Shop Assistant / Shitës/e
Qëllimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
- Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
- Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
- Ofron keshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
- Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
- Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
- Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klientëve.
- Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientët të cilin e raporton çdo ditë tek supervizori përkatës .
- Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Të ketë Diplomë universitare ose të jetë në proces.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës mbi 1 vit.
Aftësitë:
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
- Të pëlqejë punën me njerëzit.
- Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
- Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
- Njohuri të mira të produkteve.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e më poshtë përmendura:
1. CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
- Me e-mail: h[email protected]
- Nepermjet numrit te telefonit 0694022492
- Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
Aplikoni për vendin e punës
Njoftime pune - Posto njoftim pune
Gjej/Posto Njoftime Pune
Rreth Profesionist.al
Shiko Shërbimet Tona