Event Manager

Event Manager
Pozicioni: Event Manager
Rroga: 0 Lekë
Edukimi: E paspecifikuar
Qyteti dhe Adresa: Tirane/Kodra e Diellit

Postuar më: Nov. 15, 2022, 7:39 a.m.

ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Menaxher /e Eventesh

Përshkrim i përgjithshëm

Si Menaxher/e Eventesh do të jeni përgjegjës për krijimin e strategjive dhe arritjen e objektivave për departamentin e eventeve.
Organizimin dhe mbikëqyrjen e eventeve nga ideja deri në realizim.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me menaxherin e shitjeve krijon dhe implementon paketa/shërbime për evente, konferenca etj;
  • Maksimizojnë të ardhurat përfshirë parashikimet dhe raportimet e sakta dhe në kohë
  • Punojnë ngushtësisht me Menaxherin e Hotelit dhe menaxherët e departamenteve të tjerë për të garantuar mbarëvajtjen e eventeve që zhvillohen në hotel;
  • Të krijojnë dhe zbatojnë një kalendar eventesh gjatë gjithë vitit;
  • Të kënë aftësi të mira planifikimi, shitjeje, organizimi dhe negocimi;
  • Menaxhojnë aspektin administrativ të një eventi duke përfshirë kontratën, negocimin e detajeve, parashikimin e të ardhurave, raportimin dhe mundesitë e rinovimit të kontratës;
  • Realizojnë planin e takimeve me klientet dhe mbylljen e kontratave;
  • Kujdesen që të zbatohen me përpikmeri kushtet dhe kërkesat e klienteve në kohë dhe në cilësi të shkruara në kontratë;
  • Kryejnë takime dhe komunikojnë, për të gjeneruar të ardhura shtesë nga klientët ekszistues dhe klientët e rinj;
  • Ndjekin deri në përfundim të gjitha transaksionet financiare, duke siguruar që të gjitha të ardhurat për shërbimet e ofruara janë mbledhur;
  • Kujdesen të kenë një imazhi profesional gjatë gjithë kohës;
  • Kandidatët duhet të jenë fleksibël në orare dhe të gatshëm të ndjekin zhvillimin e eventeve;


Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të kenë mbi 3 vjet ekperiencë në këtë pozicion, e preferueshme në industrinë e hotelerisë;
  • Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznes, Hoteleri Turizem, (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
  • Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
  • Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me të tjerët;
  • Të kenë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
  • Duhet të jenë të pajisur me patentë;


Shënim: PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT

Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: [email protected];
Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355686082912


Ky njoftim pune ka skaduar. Personi/kompania që e ka postuar nuk është i/e interesuar për të punësuar dikë.

Njoftime pune - Posto njoftim pune

Jeni duke kërkuar për punë? Këtu do mund të gjeni njoftimet më të fundit të punës. Nëse jeni biznes, ju mund gjithashtu të publikoni njoftimet tuaja të punës FALAS!
Gjej/Posto Njoftime Pune

Rreth Profesionist.al

Profesionist.al është platforma e parë Shqiptare nga ku ju mund të gjeni profesionistin që ju duhet për një shumëllojshmëri nevojash!
Shiko Shërbimet Tona