Menaxher Gjelberimi

Menaxher Gjelberimi
Pozicioni: Menaxher Gjelberimi
Rroga: 0 Lekë
Edukimi: E paspecifikuar
Qyteti dhe Adresa: Tirane/Tirane

Postuar më: Sept. 16, 2022, 8:36 a.m.

S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Menaxher Gjelberimi

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheri i Gjelbërimit do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe përcaktimin e detyrave për ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe shtimin e tyre, duke u mbështetur në plane të përcaktuara për gjelbërimin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe kordinon punën e brigadës së gjelbëruesve  me planet e detajuara për gjelbërimin e ambjenteve;
  • Përcakton sipas një plani të detajuar punën për proceset e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbëra;
  • Inspekton punën e brigadës së gjelbëruesve për të siguruar efikasitetin e saj dhe përfundimin e proceseve të punës sipas afateve  të caktuara;
  • Mbikqyr efikasitetin në punë të punëtorëve të brigadës së gjelbërimit dhe  planifikon trajnimin e tyre për procese të ndryshme të punës;
  • Përgatit situacione dhe kërkesa për materialet e nevojshme për gjelbërimin e sipërfaqeve të ndryshme;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për horikulturë ose inxhinieri pyjesh;
  • Të ketë minimalisht 5 vjet pune;
  • Të analizoj, vlerësoj dhe koordinoj planifikimin e punëve sezonale të nevojshme si dhe të përmbushi qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor; 
  • Të koordinoj dhe përcaktoj  pajisjet  e personelit dhe materialet  e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve;
  • Të përgatisë  raporte të qarta, konçize  dhe të plota për punën në sektorin e tij;
  • Të punuoj në grup  me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri  procesesh;
  • krijoj dhe të ruaj marrëdhënie  korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;

Aplikantët e interesuar të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: [email protected], ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Ky njoftim pune ka skaduar. Personi/kompania që e ka postuar nuk është i/e interesuar për të punësuar dikë.

Njoftime pune - Posto njoftim pune

Jeni duke kërkuar për punë? Këtu do mund të gjeni njoftimet më të fundit të punës. Nëse jeni biznes, ju mund gjithashtu të publikoni njoftimet tuaja të punës FALAS!
Gjej/Posto Njoftime Pune

Rreth Profesionist.al

Profesionist.al është platforma e parë Shqiptare nga ku ju mund të gjeni profesionistin që ju duhet për një shumëllojshmëri nevojash!
Shiko Shërbimet Tona