Operator i Sallës së Monitorimit

Operator i Sallës së Monitorimit
Pozicioni: Operator i Sallës së Monitorimit
Rroga: 0 Lekë
Edukimi: E paspecifikuar
Qyteti dhe Adresa: Tirane/Tirane

Postuar më: Sept. 16, 2022, 8:53 a.m.

S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Operator i Sallës së Monitorimit

Përshkrim i përgjithshëm

Operatori I Sallës së Monitorimit do të jetë përgjegjës për monitorimin e sistemit te videoveshgimit dhe sistemeve te alarmit sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Monitoron sistemet e alarmit dhe ato të kamerave;
  • Kryen shërbimin me turne, gjatë gjithë ditëve të javës, në qëndrën e monitorimit të rezidencës;
  • Bashkëpunon me qëndrën operatore të SHRSF-së duke kordinuar për monitorimin e kryerjes së shërbimit nga punonjësit e sigurisë si dhe kontrollin e objekteve me grupet e gatshme të SHRSF-së;
  • Realizon komunikimet përkatëse duke njoftuar personat përgjegjës për raste emergjente;
  • Evidenton në librat e shërbimit të gjitha detajet e ngjarjeve të ndodhura si dhe udhëzimet e dhëna nga Drejtuesit;
  • Jep informacione përmes telefonit për temat për të cilat janë të interesuar banorët apo telefonues të ndryshëm;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
  • Përbën avantazh eksperienca në sektorin e ngjashëm;
  • Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;

Aplikantët e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: [email protected], ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: +355686082912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Ky njoftim pune ka skaduar. Personi/kompania që e ka postuar nuk është i/e interesuar për të punësuar dikë.

Njoftime pune - Posto njoftim pune

Jeni duke kërkuar për punë? Këtu do mund të gjeni njoftimet më të fundit të punës. Nëse jeni biznes, ju mund gjithashtu të publikoni njoftimet tuaja të punës FALAS!
Gjej/Posto Njoftime Pune

Rreth Profesionist.al

Profesionist.al është platforma e parë Shqiptare nga ku ju mund të gjeni profesionistin që ju duhet për një shumëllojshmëri nevojash!
Shiko Shërbimet Tona