Pergjegjese Linje

Pergjegjese Linje
Pozicioni: Pergjegjese Linje
Rroga: 60,000 Lekë
Edukimi: E paspecifikuar
Qyteti dhe Adresa: Tirane/VANGJEL NOTI

Postuar më: Jan. 5, 2023, 2:28 p.m.

Matilpro Shpk është një kompani në prag zgjerimi dhe kërkon të punesojë Përgjegjës/e Linje  :

Detyrat dhe përgjegjesitë kryesore janë:

•    Organizon dhe përgatit planet javore mbi bazë të planit mujor të përcaktuar nga eprori.
•    Evidenton problematikat e mos përmbushjes planit të prodhimit.
•    Raporton rezultatet ditore, javore dhe mujore të prodhimit.
•    Mbikëqyr dhe kontrollon magazinimin produktit përfundimtar.
•    Kujdeset dhe përgatit procesin e eksportimit të produktit në zbatim të planit, në kohë, sipas standartit dhe kerkesave të përcaktuara.
•    Planifikon dhe përgatit “Packinglist”, një ditë më parë datës së eksportimit të mallit.
•    Koordinon punën me departamentin e logjistikës dhe prodhimit.
•    Realizon “Lotizimin” e produkteve përfundimtare.
•    Mat në mënyrë periodike kohën e proceseve për secilin artikull në linjën e prodhimit.
•    Azhornon normat ditore të punonjësve me integritet.
•    Mbikëqyr, drejton dhe motivon stafin në varësi.
•    Koordinon stafin,për detyrat dhe objektivat e lëna nga eprori i drejtëpërdrejtë, në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive, duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.
•    Të jetë fleksibël në orarin e punës për zgjidhjen e cdo problemi në lidhje me punonjësit dhe prodhimin.
•    Bashkëvepron me kolegët për mbarëvajtjen e shpejtësisë dhe sigurimin e rezultatit më të mirë në dobi të shoqërisë dhe brenda afatit të planifikuar.
•    Siguron shpejtësinë e ekzekutimit të detyrës së ngarkuar .

Kandidatët duhet të plotesojnë kriteret e mëposhtme:

•    Të kenë përfunduar Arsimin e Lartë (e preferueshme Inxhinieri Tekstile).
•    Eksperiencë në menaxhimin e nje linje prodhimi.
•    Aftësi të mira komunikimi.
•    Njohuri të gjuhës Italiane. Gjuhë të tjera përbëjnë përparësi
•    Të jetë një person i komunikueshem. I aftë të punojë në grup dhe të përballojë volum pune.
•    Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe analizuese.

Te interesuarit të dërgojnë CV në adresën: 

[email protected]


Ky njoftim pune ka skaduar. Personi/kompania që e ka postuar nuk është i/e interesuar për të punësuar dikë.

Njoftime pune - Posto njoftim pune

Jeni duke kërkuar për punë? Këtu do mund të gjeni njoftimet më të fundit të punës. Nëse jeni biznes, ju mund gjithashtu të publikoni njoftimet tuaja të punës FALAS!
Gjej/Posto Njoftime Pune

Rreth Profesionist.al

Profesionist.al është platforma e parë Shqiptare nga ku ju mund të gjeni profesionistin që ju duhet për një shumëllojshmëri nevojash!
Shiko Shërbimet Tona